Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë nisur punimet fillestare për restaurimin e objekteve brenda Kompleksit Memorial “Ademi Jashari” në Prekaz të Skenderajt.MKRS ka ndarë mbi 45 mijë euro për restaurimet emergjente brenda kompleksit të Jasharajve.Punimet emergjente brenda kompleksit kanë nisur me renovimin e shtëpisë së e Sala dhe Hamit Jasharit.
Punimet, sipas njoftimit në platformën E-prokurimi do të kryhen nga kompania “N.N. 100 % Design” Sh.p.k., e cila fitoi tenderin për restaurimin emergjent në shtëpisë nr.4, brenda kompleksit “Adem Jashari”.Vlera e kontratës është 45 247,00 euro ndërsa kohëzgjatja e punimeve 3 muaj.Po sipas këtij njoftimi në fillim të këtij viti do të nisë hartimi i projektit dhe zbatimi i master-planit për këtë kompleks.