Ky është personi që u gjet i vdekur në mënyrë të dyshimtë sot në Mitrovicë

Një burrë rreth moshës 50 vjeçare, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Artim Jashari”.

Burri u gjet në shtëpinë e tij që ndodhet në qendër të Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin.

Zahiti ka thënë se vdekja është cilësuar e dyshimtë dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Mësohet se i vdekuri është Bekim Bislimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *