Këngëtari i njohur Ylli Limani, është padyshim një ndër artistët më i pëlqyer nga publiku. Me këngët e tij ai ka arritur të korr një sukses të madh në estradën shqiptare.
Dhe mes gjithë këtij suksesi vijnë dhe koncertet e shumta ku ai performon. Ylli është goxha aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë poston momentet më të bukura nga koncertet e tij.
Mirëpo këngëtari me videon e tij të fundit na tregoi se nuk vetëm ka momente të bukura në skenë por mund të ndodhin edhe incidente të vogla. Ylli postoi në InstaStory-n e tij një video ku gjatë momentit që ai po performonte në skenë dhe po afrohej drejt fansave të tij e kapin flakët e zjarrit (zakonisht ndizen në skenë për të krijuar atmosferë kur këngëtari performon).
Ylli arriti të largohej shpejt dhe për fat të mirë nuk pati lëndime. Madje krahas videos artisti shkroi: “shpëtuam”, duke e marrë me sportivitet situatën me të cilën u përball.