Hakohet email-i i kryeministri Rama, iranianët nxjerrin ‘të palarat’ (FOTO)

Një grup hakerash i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut” ka hakuar ditën e sotme adresën e email-it të kryeministrit Edi Rama.

Në faqen e tyre të interneti, hakerat kanë ngarkuar dhjetëra mesazhe që janë dërguar në adresën e kreut të qeverisë, madje edhe ato që janë fshirë nga inbox.

Ndër mesazhet, ka dhe denoncime që kanë të bëjnë kryesisht me tenderat dhe kadastrën, por ka edhe oferta që kanë mbërritur nga kompani kineze për prodhimin e maskave.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *