Ngjarja në Himarë, nuk përmbahet Einxhel Shkira: Nëse s’keni mendere…(Foto)

Moderatorja Einxhel Shkira, ka reaguar me anë të një postimi në ‘Instagram’, në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja.

Ajo është revoltuar me të gjithë ngjarjen dhe ka shpërthyer në Instastory.

Ndër të tjera, Einxhel i është drejtuar qeverisë duke thënë se nëse nuk kanë mendere të bërë gjërat me standartet e sigurisë njësoj si bota, atëherë boll i grisën brekët e reja me tangërllik.

“Kaq e rëndësishme është për ne të zaptojmë detin me keto lloj argëtimesh të panevojshme aty ku ka fëmijë, familjarë që duan dy ditë pushim të shkretët se mezi kanë mbledh lekët me ardh te ai deti që fluturoni me skafe ju??

Kaq e rëndësishme është për shtetin ton te lejoj lundrimin e tyre te qejfit në breg me njerëzit dhe pasi u bën disa raste radhazi??? Nëse skeni mendere ti bëni gjerat me standarte sigurie njësoj si bota atëhere boll i grisët brekët e reja me tangërllige që marrin jetë njerëzish!!!”, ka shkruar moderatorja.

Më tej, ajo ka mallkuar të gjithë, duke u shprehur se s’ka ngushëllim për familjen.

“Edhe sa aksidente tè tjera me pasoja fatale duhet te ndodhin, që të merren masa?

Shkofshi pas djall me gjithë detin tone të mirë, me gjithë shezllonat luksoze, me githë krudot e shampanjat që i tregojmë botës, kur s’po mbrojmë dot fëmijët as në breg të detit!!

Meritoni fjalë më të rënda por… kjo s’do e kthej pas ëngjëllin që morët sot nga familja vet dhe se shëron dot plagën qe ia keni hapur me te thelle se vete deti…

S’ka ngushëllim qe mund ti jepet asaj familje sot!!”, ka shtuar Einxhel.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *