“Nuk jam ku*vë”, konkurentja e ‘Kepit të Tundimeve’ qan me të madhe

Në episodin e dytë të “Kepit të Tundimeve”, djemtë dhe vajzat u bënë pjesë e një loje ku duhet të vizatonin në trupat e njëri-tjetrit ofendimet apo paragjykimet që i janë drejtuar gjatë jetës së tyre dhe ata u shprehën të gatshëm duke zbuluar histori nga jeta e tyre që nuk i dinim.

Anxhela e përjetoi më shumë nga të gjithë këtë lojë dhe teksa tregoi paragjykimet që kishte hasur, shpërtheu në lot.

Unë jam Anxhela. Nuk jam as e paaftë, jam shumë njeri i zoti dhe kam rr ezikuar mjaftueshëm, të paktën për të mos merituar ofendime nga njerëzit që më kanë njohur dhe e dinë se kush jam dhe që kanë pretenduar se më kanë studiuar për të më vënë në një pozicion pune të caktuar.

Me dy episode të transmetuara deri tani, publiku ka arritur të njohë më shumë djemtë dhe vajzat e përfshirë në këtë aventurë që nuk ishte parë ndonjëherë në ekranet shqiptare.

Episodin e kaluar, të premten, djemtë dhe vajzat u njohën me rregullat e bashkëjetesës dhe show-ut në tërësi, teksa shumë prej tyre shprehën hapur pakënaqësitë.

Por për të fituar 20.000 euro ato duhet t’i rezistojnë tundimeve, sa do munden? Kjo mbetet për t’u parë në episodet në vijim si do shkojnë gjërat.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *