Pensionisti gjen “parajsën” në Himarë, po bën lekë të paparë: Ka mbi 2 vjet që…(VIDEO)

Pas pensionimit ka vendosur ti ikë zhurmës dhe kaosit të kryeqytetit dhe të vendoset në Himarë. Ky personazh interesant, tirons, tregon për Ora Verore se është zhvendosur atje prej 2 vitesh e gjysmë.

Por Himara nuk është stacioni i tij për të kaluar pleqërinë. Ende aktiv për punë, thotë se i është futur biznesit, ku jep apartamente me qira për pushuesit.

E nëse të gjithë po ankohen për sezonin, ky nuk është rasti i tij. “Jam tirons dhe rri në Himarë. Derisa jetoj këtu prej 2 vitesh e gjysmë dhe i kam thënë mirupafshim Tiranës, them është mrekulli. Kam lindur në Pazar të Ri në 1956.

Nuk kam çfarë të bëj më në Tiranë, kam dalë në pension, këtu kam punë, shtëpi, kam apartamente që jap me qira, menaxhoj biznesin tim. Tirana 10 mijë banorë ka qenë, është bërë 1 milion e 200 mijë, nuk ka më tironsë atje.

Edhe Himara nesër, pasnesër nuk do ketë më himariotë. Apartamentet i kam qira, më fillojnë që në shkurt dhe mbarojnë në nëntor. Kush di të punojë punon. Kush nuk di të punojë gjen fjalë, justifikime”.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *