Shqipëria preket nga kriza, ja ç’ka ndodhur nga dita e djeshme 1 gusht

Afron kriza e djathit në vend. Duke nisur që nga kjo javë çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani.

Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg.

Çmimet e djathit u rriten me gati 100 % kët vit por tani produkti mungon në treg, nuk gjendet. Burimet nga kommpanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se, rritje e çmimee po ndikohet nga mungesa e lëndës së parë në treg.

Rënia e numrit të bagëtive ka ndikuar në uljen e furnizimeve më lëndë të parë, duke bërë që prodhimi aktual të shitet me çmime shume të shtrenjta.

Rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djath.

Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim, por duket se kriza e mungesës së qumështit që nisi që në fund të vitit të kaluar po i jep efektet tek djathi.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *