Pas tensioneve në veri të Kosovës me Serbinë për çështjen e reciprocitetit për targat, kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, ka telefonuar kryeministrin e Albin Kurti.
Stoltenberg ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme.
‘Fola me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë rëndësinë e vazhdueshme të misionit të NATO-s dhe KFOR.
Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin.’- shkruan Stoltenberg.