Aurela Gaçe zbulon arsyen pse është gjithmonë në formë, ja kush e paska gjithë meritën

Aurela Gaçe është dalluar që në fillimet e saj për zërin potent, sensin e humorit me të cilin ka bërë për vete me qindra fansa.

Jo vetëm në eventet ku merr pjesë, por edhe në gëzimet e ndryshme familjare, si dhe stilin ekstravagant që e karakterizon nga të tjerët. Energjia e Aurelës është thuajse e pashtershme dhe këtë gjë e tregon gjithmonë.

Këngëtarja së fundmi ka bërë një “Ask me a question” në Instagram, ku i është përgjigjur ndjekësve të saj. Dikush e pyet këngëtaren nëse ajo është shtatzënë.

“Je zbukuruar shumë, ndonjë çun apo llafe janë?”, e pyet ndjekësi. Nga ana tjetër, Aurela ka kthyer përgjigjen duke shkruar:

“Më mban burri mirë prandaj. Bukuria është relative, me shije, me momente. Unë ndihem mirë edhe atë e reflektoj. Kaq”.

Kujtojmë se Aurela ëshë një nga këngëtaret më të mira të trojeve shqiptare, gjithmonë unike me zërin dhe perfomancat e saja dhe pëlqehet nga të gjitha moshat.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *