Edhe Donaldi i bashkohet Borës? Këto pamje të fundit po e bëjnë Iëmsh rrjetin (FOTO)

Para pak momentesh ish-konkurrentja e Përputhen, Ritvana Fetahu, ka ndarë një vide me ndjekësit e sja në Instagram, ku shfaqet me shoqen e saj dhe në sfond dëgjohet kënga e Donaldit dedikuar Borës. Ritvana ka shkruar: “Dikush këtu është shumë e interesuar që Bora dhe Donaldi të martohen. A ke pranuar akoma Bora? Që të qetësohet Binda?”, teksa ka bërë tag miken e saj dhe moderatoren Zemani.

Tani kjo video vjen pas komenteve në postimin e Borës, ku kjo e fundit njoftoi se do të lërë Përputhen për të nisur drejtimin e spektaklit më të ri “Dancing With The Stars”.

“Mezi presim, sidomos Binda”, komentoi Ritvana duke bërë tag miken e saj që është fanse e flaktë e Borës dhe Donaldit dhe dëshiron që çifti të jetë bashkë sa më parë.

Bora vendosi t’i kthehë përgjigje Ritvanës dhe shoqes së saj duke komentuar me dy zemra.

Por sikur të mos mjaftonin vetëm këto komente, orët e fundit Bora ka ndarë në Instastory disa postime me këngët e Donaldit dhe kjo është hera e parë që e bën!

Mos ndoshta Donaldi do të jetë pjesë e spektaklit të kërcimit? Kjo mbetet për t’u parë, ama e sigurtë është që interesi i shikuesve do ishte shumë i madh për t’i parë bashkë./ GOTA NEWS ALBANIA

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *