‘Nuk guxonte kush të nxirrte trupin e saj’, detajet e rënda të ngjarjes ku humbi jetën 7-vjeçarja

Shqipëria u tro ndit nga ngjarja në Himarë, ku një skaf përplasi për vd ekje vajzën 7-vjeçare.

Ditën e djeshme pranë vendit të ngjarjes ishte gazetarja Esmeralda Keta, e cila tregoi dhe detaje tro nditëse nga ngjarja.

Ajo sot është rikthyer në vendin ku u shënua tragjedia dhe tregon se pas ngjarjes vendi është i shkretë dhe se askush nuk shkon me atë.

Në foto shihet dhe një kukull në vendin ku u nxor i pajetë trupi i vogëlushes fatkeqe.

“Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…

Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë. Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll”, shkruan gazetarja në postimin e saj.

Ndërsa në një intervistë për Euronews Albania ajo rrëfeu tmerrin e përjetuar teksa në fraksion sekonde e mitura u v ra tra gj ikisht nga mjeti lundrues i dalë nga kontrolli.

Mes lotësh Keta tregoi se si askush nuk guxonte të hynte në det për të nxjerrë trupin e të miturës e cila ishte dë mtuar shumë rëndë nga helikat e gomones.

“Ishte vetëm një turist holandez, i cili kushte qenë i angazhuar me emergjencat civile që u fut dhe e nxori trupin e pajetë. E gjitha ishte një kaos. Në atë moment të gjithë pushuesit kanë reaguar duke kërkuar llogari që askush të mos lëvizte duke i mbajtur aty deri sa të vinte policia.

Se duhet thënë që sa u mor vesh se ishte drejtues policie kishte fr ikë për manipulim të vendit të ngjarjes. Ishte një situatë e ten sionuar. Kjo tregon sa të pambrojtur jemi të gjithë. Ai ishte një plazh që frekuentohet nga familjarë, por ngjarja tregon se sa të rre zikuar jemi”, tregoi gazetarja.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *