‘Bota bëjnë plazh si njerëz, shqiptari pabuks i do të gjitha aty, shezlongun, skafin, dashnoren…’

Vr a sja e 7-vjeçares në Himarë nga polici Arjan Tase teksa drejtonte skafin e tij të fuqishëm mes turmës së pushuesve që bënin plazh ka shkaktuar mjaft reagimes mes qytetarëve, të cilët ndjehen çdo ditë edhe më të rre zikuar në Shqipëri.

Një reagim në Facebook i gazetarit dhe aktivistit Artur Kurtallari, i cili flet mbi babëzinë tonë nëpër plazhe teksa shkojmë për të bërë pushime është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ai shkruan se plazhet në botë nuk zihen me shezlonge siç bëhet këtu dhe skafet rrinë në ported dhe jo mes njerëzve.

Postimi i plotë

-Ho rri që ka privatizu plazhin: Nuk lejohet çadra këtu. As termusi. As shishja me ujë. As byreku. As fiqtë. Është plazhi im e ti shes unë!

-Po mirë mor shkërd hatë, gjyshi yt delfin ka qenë që qenka plazhi yt?!

Në fotot poshtë keni perlën e plazheve në botë, Kroacinë. Nuk ka as shezlongë, as restorante, as skafe. Ka njerëz që bëjnë plazh si njerëz.

Shqiptari pabuks i do të gjitha në një vend aty te plazhi. Shezlongun, barin, bor dellon, dashnoren, gruan, pist oletën, skafin, makinën. Nuk ka si të shesë tangërllëk ndryshe. Se është pabuks.

Ja pse vajzën e vogël e vr au shteti. E vr au ho rri që natën tra fi kon dr o gë në emër të ho rrave në qeveri, e ditën bën shfaqje me skaf mbi kokat e fëmijëve. /abcnews.al

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *