Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka patur gjatë kësaj paraditeje në një vizitë në familjen Avdia, që humbën vajzën e tyre në ngjarjen e rëndë të Himarës.
Në fjalën e tij përballë mediave, Nano u shfaq tepër i prekur dhe tha se shkoi tek kjo familje si prind dhe qytetar.
“I shpreha familjes ngushëllimet për humbjen tragjike të fëmijës. Kam ardhur si prind, si qytetar. Përvçse çfarë ka ndodhur dhe vështirësive, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë. Janë duke vuajtur gjithë çfarë ndodhi”, tha Nano./Opinion.al