Duket se çdo plazh i Jugut e ka nga një “Mihal”. E keni parasysh trimin e Porto Palermos që terrorizoi turistët e huaj duke i hipur mbi xhamin e makinës që të mos iknin?!
Epo edhe Gjipeja e ka një të tillë, që terrorizohen pushues të huaj e shqiptarë. Mbase i dhunuar psikologjikisht nga mungesa e pushuesve këtë sezon, ky person nuk ka ditur si të trajtojë as ata që i kanë ardhur.
Një vajzë ka denoncuar me identitetin e saj të plotë një ngjarje të pabesueshme të ndodhur një fundjavë në Gjipe.
Ajo shpjegon se ky person sillej tmerrësisht keq me pushuesit që i kishin paguar 15 mijë lekëshin e shezlongut duke ofenduar një grup vajzash të cilat me mirësjellje i kërkuan t’u hapte çadrën.
Zotëria jo vetëm i ofendoi kur i kërkuan t’u ndërronte shezlonget, por u ndërroi vendin e hijes edhe turistëve të huaj duke u kërkuar pagesë shtesë e duke i zhvendosur në çadër individuale./JOQ