Në këngën “Faj” të dedikuar Donaldit gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, Beatrix thoshte: “Sy në sy pa fjalë po më kupton”.
Ndërkohë tani që gjithçka mes dyshes ka përfunduar, Donaldi është rikthyer me Borën dhe ka zbuluar një varg që i ka dedikuar moderatores në këngën e cila do publikohet së shpejti.
“Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, shkruante Donaldi, duke shtuar se kënga do publikohet në vijim.
Menjëherë përdoruesit e rrjeteve sociale e vunë re ngjashmërinë dhe akùzuan Donaldin për “kopjac” .
E pas fansave ishte radha e vetë artistes që të reagonte. Në një postim të fundit në Twitter, Trixa ka shkruar:
“Do pak sultjash/hashure se është recetë origjinale të paktën”.
Besojmë që nuk ka nevojë për koment, diss-i është i qartë…