Prishet miqësia mes dy këngëtarëve të njohur, gjithçka për shkak të politikës

Politika duket se ka penguar miqësinë e Kanye West dhe John Legend.

Ky i fundit është shprehur gjatë një interviste se miqësia me reperin nuk është më ajo që ka qenë më parë.

Kjo ka ardhur për shkak të mbështetjes së reperit për ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

“Epo, ju e dini, ne nuk jemi aq miq sa dikur, sepse unë sinqerisht mendoj se ne nuk u pajtuam publikisht për kandidimin e tij për postin, mbështetjen e tij për Trump.

Mendoj se u bë e tepërt për ne që të mbanim miqësinë tonë, sinqerisht”, tha këngëtari.

“Unë nuk isha vetëm në këtë, po e dini, ai nuk ishte i lumtur për këtë.

Dhe ne nuk kemi qenë të afërt që atëherë”, tha Legend për kandidaturën e Kanye-s për t’u bërë president i SHBA-ve. Kujtojmë që Legend mbështeti asokohe me zell presidentin Joe Biden.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *