Rrëfimi i kushurirës së Jonadës: Të gjithë po bërtisnin ndalo skafin, e nxora vogëlushen…

Media britanike “The Mirror” ka pasqyruar ngjarjen e rëndë që ndodhi në brigjet shqiptare, tra gj edinë ku humbi jetën Jonada Avdia, vajza 7 vjeçare e g oditur nga skafi i shefit të policisë, tashmë të shkarkuar dhe përjashtuar, Arjan Tase.

Sipas Mirror, 7-vjeçarja Jonada Avdia, jetonte në Barking, në lindje të Londrës.

“Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një ak sid ent të tmerrshëm pasi dyshohet se u godit nga skafi i një polici jashtë shërbimit teksa po pushonte në Shqipëri.

Vd ek ja e Jonada Avdias ka sjellë protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.

Shtatë vjeçarja humbi jetën pasi polici Arjan Tase dyshohet se po manovronte rrezikshëm me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë.

Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës shoferi i skafit humbi kontrollin dhe go diti fëmijën nga Barking në Londër, e cila vdiq menjëherë në vendngjarje.

Ai pritet të dalë të premten para gjykatës së Vlorës pasi u akuzua për vrasje nga pakujdesia”, shkruan Mirror.

Shkrimi në median britanike:

Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm pasi dyshohet se u godit nga skafi i një polici jashtë shërbimit teksa po pushonte në Shqipëri. Vdekja e Jonada Avdias ka sjellë protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.

Shtatë vjeçarja humbi jetën pasi polici Arjan Tase dyshohet se po manovronte rrezikshëm me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë. Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës shoferi i skafit humbi kontrollin dhe goditi fëmijën nga Barking në Londër, e cila vdiq menjëherë në vendngjarje.

Arjan Tase dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme me skafin e tij. Ai pritet të dalë të premten para gjykatës së Vlorës pasi u akuzua për vrasje nga pakujdesia. Mësuesi Bislim Ahmetaj ka shpërndarë një postim emocionues në rrjetet sociale duke thënë: “Shqiptarët po vajtojnë për Jonadën dhe familjen e saj, ndërsa për ty, vrasës i fëmijëve dhe ëndrrave, nuk do të ketë varr.”

“Drejtësia për Jonadën duhet dhe do të vendoset nga qytetarët shqiptarë”. Ai zbuloi gjithashtu një bisedë prekëse që kishte bërë me babain e vajzës, Bledarin. Ai shkruan se babai i pikëlluar i tha se: Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua.

7-vjeçarja ishte me pushime me familjen e saj në vendlindjen e prindërve, por prej dy dekadash jetonin në Britaninë e Madhe dhe Jonada ka lindur në Londër.

Për shkak të aksidentit katastrofik, shefi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shkarkoi rreth 15 efektivë, duke thënë se “nuk do të toleronte asnjë punonjës policie, drejtues i cili nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat e policisë, në interes të mbrojtjes së jetës së qytetarëve”.

Ky është rasti i tretë në një muaj ku skafet në plazhet e Shqipërisë u shkaktojnë aksidente turistëve dhe autoritetet deklaruan se po kryenin kontrolle këtë verë në mjete lundruese. Qirinj dhe lule janë vendosur aty ku humbi jetën Jonada, si dhe para Kryeministrisë.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *