Shqiptarët bëhen bashkë në peticion: Plazhi i Potamit të quhet ‘Sirena Jonada’

Të prekur nga ngjarja fatale që ndodhi në Himarë, qytetarët kanë marrë iniciativë që plazhi i Potamit të quhet ‘Sirena Jonada’

Kjo nismë simbolike ka për qëllim kujtimin e përjetshëm të vogëlushes që iu mor jeta në plazhin e bukut të Jugut.

Peticioni ka nisur të marrë formë dhe të firmoset nga qytetarë të ndryshëm.

Në mënyrë që të ndodhë ndryshimi i emrit duhet që të jepet leja nga Bashkia e Himarës.

Nëse ndodh ndryshimi i emrit, skulptori autor i veprave të ndryshme, Adrian Pepa, është i gatshëm të bëjë skulturën që do i përkojë emrit të ri të plazhit. Linku i peticionit https://chng.it/ZVMzrFwQMK

“Përshëndetje bashkëatdhetar! Nëpërmjet këtij Peticioni popullor, kërkojmë nënshkrimin me firmën dhe emrin e secilit, që të marrim :1) aprovimin dhe mbështetje nga institucioni përkatës, për vendosjen e emrit të plazhit Potam…Sirena Jon-ada, si dhe

2) vendosjen e nje figure „ Simbol“ ( skulpture) te nje Sirene. Kjo figure do te punohet nga skulptori z. Ardian Pepa, i cili ka shprehur mbeshtetjen e tij në kete projekt, qe nder te tjera ( humanitar, njerezor) eshte gjithashtu dhe mjaft kulturor.

Jonada, preku zemrat dhe ndjenjat e mbare-shqiptareve. Le ta perjetesojme, engjellin”, shkruhet në ballinën e peticionit.

Deri tani e kanë firmosur mbi 800 shqiptarë, ky numër pritet të shumëfishohet brenda 24 orëve.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *