I shpëtoi gjyshit nga sytë, 2-vjeçari shqiptar bie nga ballkoni dhe humb jetën

Një lajm i keq vjen nga Italia. Nuk mundi të mbijetojë dot 2-vjeçari shqiptar që ra nga ballkoni i pallatit ku jetonte në një qytet të Italisë.

Lajmi i hidhur është bërë me dije se nga mediat italiane, të cilat shkruajnë për tragjedinë e shënuar në familjen shqiptare. I mituri shqiptar nuk u ka mbijetuar pl agëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ngjarja fatale ndodhi në një pallat në periferi të Monza-s. I vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi kishin shkuar të punonin.

I moshuari ka shkuar në kuzhinë dhe nga ky shpërqëndrim i gjyshit, i vogli është ngjitur në dritare me anë të një karrigeje. Më pas duke tentuar të shohë poshtë, ka rënë nga dritarja.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, lëndimet ishin shumë të mëdha, edhe pse mjekët bënë gjithcka që kishin në duar, vogëlush e humbi betejën me jetën.

Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes, gjyshi e ka përjtuar shumë keq dhe ka përfunduar dhe ai në spital, në gjendje kritike për jetën.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *