Në një koncert të organizuar nga bashkia e Durrësit, një qytetare nuk i ka kursyer lavdet për kryeministrin Edi Rama.
Ajo thotë se ai është më i miri në botë së bashku me qeverinë.
Ndër të tjera pensionistja thotë se populli “është” se i “jep ai drejtim”.
Ajo shton se rinia është shumë e lumtur dhe e gëzuar dhe se punë ka të duash.
Ndër të tjera ajo thotë se puna s’ka tangërllik dhe kushdo që do të fitojë bukën e gojës, të shkojë të punojë, mos të rrijë kot kafeve gjithë ditën.
“Kryeministri që kemi ne është më i miri në botë. E gjithë qeveria. Tani të dal edhe te politika. Se i jep drejtim ai, që jemi ne.
Për rininë duhet të bëhet më shumë po ka sa të duash për rininë. Rinia është shumë e lumtur, e gzume. Punë ka sa të duash zemër. Puna s’ka tangërllik. Do me hongër bukë, shko puno!”-shprehet gruaja për kamerat.
Ja pra që në Shqipëri ka dhe qytetarë të lumtur, ndryshe nga shumica që ankohen për punë, cmimet, qeverinë, ka dhe naga ata që janë të kënaqur.