Çfarë ndodhi? “Shi parash nga qielli”, qytetarët mbushin rrugët për t’i mbledhur (VIDEO)

Një “shi parash nga qielli” filloi befas dje në Kaliforni. Ajo që shumë vetëm mund ta kishin ëndërruar ndodhi në realitet.

Mijëra kartëmonedha filluan të fluturojnë nga një kamion i blinduar i transferimit të parave që lëvizte në një autostradë në Kaliforni të premten, dhe shoferët ndaluan automjetet e tyre, duke dalë për të mbledhur sa të mundeshin.

Mirëpo, gëzimi i drejtuesve të mjeteve ka zgjatur pak, pasi policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të rivendosur rendin, duke arr estuar fillimisht dy persona.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *