E ka patur të dashur! Dua Lipa edhe sot “çmendet” për të, ja çfarë ka bërë për të

S’ka mbetur njeri që nuk e di se dikur, shumë vite më parë, Ledri Vula dhe Dua Lipa ishin të lidhur me njëri-tjetrin.

Madje, në rrjet qarkullojnë edhe disa foto të vjetra të të dyve kur ishin çift.

Ledri ishte në fillimet e karrierës së tij ndërsa Dua jetonte jashtë, ndaj lidhja e tyre s’mundi të zgjaste.

Megjithatë, dyshja ruajti marrëdhënie të mira dhe sot e kësaj dite takohen sa herë Dua viziton Kosovën apo Shqipërinë.

Tashmë Dua ka ardhur në vendin e saj për festivalin e përvitshëm që organizon me të atin, “Sunny Hill Festival” dhe sigurisht që i pranishëm për të performuar do të ishte dhe Ledri.

Ata kanë treguar se janë ‘fansa’ të njëri-tjetrit. Ledri e përgëzon Duan për sukseset e saj dhe Dua bën të njëjtën gjë. Madje, gjatë koncertit ajo është parë të kërcejë e këndojë me këngët e Ledrit.

Partnerja aktuale e Ledrit, Sara, ka gjithashtu marrëdhënie shumë të mira me Dua Lipën.
Ato janë takuar me njëra-tjetrën disa herë, madje mbrëmjen e dytë të festivalit vetë Sara postoi foto me Duan.

Ajo është kritikuar shumë në rrjet për faktin që takon ish-en e partnerit, mirëpo Sara është e lumtur që ka qenë Dua dhe jo dikush tjetër.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *