Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja fat ale në Neë York, ku çifti i shqiptarëve aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën.
Më herët u bë me dije se aktori pas një debati me bashkëshorten e tij, e hodhi këtë të fundit nga dritarja dhe më pas u hodh dhe vetë.
Sipas dëshmitarëve e ëma e aktorit, sapo mësoi ndodhinë u rrëzua në trotuar dhe filloi të vajtonte.
“Ajo nuk është mirë. Sapo humbi djalin e saj. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur”, tregoi dëshmitari i rastit.
Ndërkohë një tjetër dëshmitar bëri me dije se ditën e djeshme bashkëshortja e aktorit, Ornela, kishte ditëlindjen dhe ajo që duhej të ishte dite feste për të, u kthye në tr agj edi.
“Familja e saj është në Shqipëri. Ne e dimë që ata janë shqiptarë, si ne. Unë i shikoja ata çdo ditë së bashku”, tha ai.
Ndërkohë, mësohet se fëmijët e çiftit, njëri 6 vjeç dhe tjetri 2 vjeç, ndodheshin në banesë.
Dëshmitarët shtojnë se në momentin që ndodhi t rag jedia u dëgjua një fëmijë duke bërtitur “Mami, mami”.