Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka nisur pushimet në jug të vendit prej nga ku nuk i ka kursyer postimet në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë në Instagram disa foto duke u shfaqur shumë seksi, e veshur me rrobabanjo të verdha. Edhe një herë aktorja, e cila ka festuar këtë vit 54 vjetorin e lindjes, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me format e saj
Edhe këtë verë po e kalojmë me ato qe na janë ndodhur, ashtu si na janë ndodhur, në këto 5 dekada, pa shtuar e pa rregulluar. Edhe po ngjau gjë sezonin tjetër, prapë do njihemi”, shkruan ajo krahas fotove të publikuara në rrjetin social, ku mori shumë komente nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj.
Aktorja ishte thuajse gjithnjë e kuruar, duke i dhënë rëndësinë maksimale veshjes, flokëve dhe “make up”-it. Ajo ka marrë komplimente të shumta për sharmin dhe elegancën, madje jo rrallëherë është cilësuar edhe si një nga banoret më të bukura të shtëpisë së famshme.