‘Pa të atin direkt duke ndërruar jetë’, shoku zbardh vuajtjet e aktorit që u hodh nga kati 6

Aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i i gjashtë i pallatit ku jetonin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Andi Llubati, aktor, koleg dhe mik i Belliut, thotë se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Llubati u shpreh se Belliu e ka përjetuar shumë keq humbjen e të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në va rrimin e tij.

“Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun.

Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij.

Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamër, i ati ndërron jetë.

Të gjithë situatën e ka parë live.

Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në v arrim, për shkak se nuk kishte dokumentet”, theksoi Llabati.

Sipas tij, familjarët i kishin thënë se humbja e të atit kishte lënë gjurmë te ai dhe theksoi se gjatë këtij viti kishte probleme të mëdha të shëndetit mendor dhe filloi mjekimin në Nju Jork.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *