Reperi i njohur, Stresi, ka njoftuar se do të jetë pjesë e koncertit “Alpha Show” që do të organizojë Noizy me 14 Gusht.
Gjatë intervistës së pak javëve më parë për “Abc e pasdites”, Noizy nuk e përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes së Stresit, mirëpo së fundmi, është konfirmuar zyrtarisht.
Lajmi është bërë me dije përmes faqes zyrtare të koncertit Alpha Show.
Noizy i ka plotësuar dëshirën reperit, i cili më herët u shpreh se do të donte të ishte pjesë e Alpha.
Kujtojmë që në koncert pritet të marrin pjesë shumë emra të huaj dhe shqiptarë.
Stresi ka ndarë një fotografi të prindërve të tij krahas së cilës ka shkruar fjalët më prekëse.
Reperi i njohur shpreh konsideratën që ka për personat më të shtrenjtë ndërsa shprehet se jeta e tij nuk do të kishte kuptim pa ta.
“Ju mendoni akoma për mu! Kur jeni po aq të rinj sa ju, mbaj mend për herë të parë që ju pashë dhe kuptova fjalën Nënë e Babë.
Veç sesi të jetoj pa ju nuk mund ta imagjinoj. Ju du pafund”, janë fjalët e ndjera që ka shkruar reperi krahas fotografisë.