Ariu filmohet shumë pranë Tiranës dhe i pret rrugën makinës (VIDEO)

Një ari është filmuar shumë pranë Tiranës. Sipas qytetarit që ka postuar foton në Joq Albania, ariu është filmuar në Surrel.

Vitet e fundit për shkak të moratorumit të gjuetisë, kemi parë shpesh në media dhe rrjete sociale kafshë të egra që lëvizin shumë pranë zonave të banuara. (SHIKO VIDEON)

Gjithashtu kemi para edhe kafshë që janë rikthyer nga pyjet tona të cilat prej vitesh konsideroheshin të “humbura” pasi largoheshin nga habitati i tyre për shkak të gjuetisë pa kriter.

Arinjtë në Shqipëri janë të rrezikuar dhe në shumë zona sipas gjuetarëve ariu po shkon drejt zhdukjes.

Kjo konstatohet sapo kalon kufirin shtetëror të Shqipërisë me Greqinë në Kapshticë.

Rruga automobilistike ne pjesën territoriale të shtetit helen është e mbushur me tabela përcaktuese të zonave ku kanë filluar që të dalin kryesisht natën, por ka qëlluar edhe ditën, arinj të cilët sipas vendasve janë shtuar shumë.

Në zonat e vendit tonë ku rriten arinjtë gjuetia ndaj tyre është bërë një mani tashmë, pasi është përhapur edhe një thashethem si epidemi që thekson se mishi i ariut është një ilaç i vërtetë për të sëmurët me reumatizëm.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *