Moderatorja Ilda Bejleri është bërë nënë për herë të parë. Moderatorja ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Siena.
Ajo e ka mbajtur gjithmonë hermetike jetën personale, por sidomos periudhën e shtatzënisë e ka ruajtur me shumë fanatizëm. Ajo ka ndërprerë daljet televizive teksa në rrjetet sociale tregohet shumë e rezervuar.
Pak kohe me pare u zbulua se ajo do bëhet nënë e një vajze. I vetmi postim i saj në Instagram ka qenë kjo foto ku shfaqet në fillimet e shtatzënisë dhe ndonëse është përpjekur ta mbulojë barkun komentet dhe urimet ishin të shumta dhe asaj nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta pranonte.