TR0NDIT Sali Berisha: Si e mora vesh se Ilir Meta donte të hiqte qafe Tom Doshin, prishën pazaret sepse…

Detaje të tjera rreth sherrit të madh mes Berishës dhe Metës ku ishin gati të tregonin kri.met e rënda të njëri-tjetrit. Berisha: Sa më gjatë e mbani, aq më shumë do kundërmojë, dorëheqjen në 2011 e dha për bllokun e Monikës. Meta: Ke vr.arë Azemin!

Në pranverën e vitit 2013, të gjithë sondazhet nxirrnin fitues Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, të cilën më pas Rama e kthen në “Rilindje”, duke i vënë damkën e korrupsionit dhe plaçkitjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Edi Rama, i trembur nga humbja e 2009 dhe ajo që i ndodhi në 2011, ku Sali Berisha me Arben Ristanin i morën fitoren në tavolinë dhe ia dhanë Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës, nisi pazaret me Ilir Metën. Kjo frikë e Ramës prodhoi edhe pazarin e famshëm të ‘ngjalave’, duke u bashkuar me Metën, të cilin në 2009 e kishte akuzuar për trafikimin e 85 mijë zemrave socialiste tek Berisha dhe në 2011 për bllokun e zi të pazareve, çka solli edhe 21 Janarin. Ky është edhe gabimi më i madh në jetën politike të Edi Ramës.

Këtë gabim Rama e kuptoi në 2017, ku përzuri Metën dhe ndërmarrjen e tij familjare (LSI), bashkë me lukuninë e hajdutëve nga qeveria, duke fituar i vetëm zgjedhjet.

Në pranverën e vitit 2013, Ilir Meta, duke parë dobësimin e Berishës dhe faktin që SHBA-BE i kishin vendosur vizën që pas 21 Janarit, nuk u mendua dy herë, për t’i thënë ‘po’ pazarit të Ramës për të qeverisur, në fakt për të vjedhur bashkë për katër vitet e ardhshme. Ende pa mbaruar mandatin me Berishën, Meta u hodh në krah të Ramës dhe nisi ndarjen e tepsisë. Sali Berisha u detyrua që të bënte pazar me Kastriot Islamin dhe Asllan Dogjanin, për të krijuar 71 vota dhe për të mbajtur në këmbë qeverinë.

Berisha ishte i zemëruar nga tradhtia e Metës. Berisha priti muajin mars të vitit 2015, për të shpërthyer ndaj Ilir Metës. Ishin ditët kur Meta akuzohej se kishte porositur vr.asjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit, të parin për interesa financiare dhe trafiqe, ndërsa të dytin për një incident me Monikën në Laç. Berisha deklaron në parlament se ishte në dijeni për planin e Metës për të kryer k.rimin, si dhe për lëvizjet e tij për t’ia faturuar këtë Berishës, pasi u zbulua.

Sipas rrëfimit të Berishës, Iliri dhe Toma ishin bashkëpunëtorë dhe kishin bredhur bashkë me helikopter nëpër Alpet Shqiptare, por u prishën në pazare.

Berisha është shprehur se “Unë e kisha denoncuar disa herë tentativën për eli.minimin e Tom Doshit. Nga çfarë jemi në këtë sallë dhe çfarë janë në Shqipëri, nëse ka një njeri që ka qenë më agresiv ndaj Tom Doshit, është Sali Berisha. Por ka një gjë: Sali Berisha është njeri i ligjit. As për Tom Doshin, as për Koço Kokëdhimën, as për Ilir Metën, as për Edi Ramën, as për Saimir Tahirin nuk kërkoj gjë tjetër, përveç ligjit. Kërkoj ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk ka forcë në botë që të më çojë përtej kësaj. Tre muaj më parë, njerëzit që thirri Ilir Meta, për të më faturuar vr.asjen e Tom Doshit, ia përplasën në fytyrë siç e meritonte. E mora vesh: nuk u shqetësova dhe nuk u mora me të, përderisa afera e vr.asjes ishte mes jush dhe ju po e mbyllnit. Për mua, ajo ishte terciale. Ata patën dinjitetin të më çojnë fjalë dhe të më thonë se i thirri Ilir Meta. Se Ilir Meta u tha që është Sali Berisha ai që “do të vr.asë Doshin dhe vëllanë tuaj”. Për mua je 100% i përfshirë. E di ti se cili është Tom Doshi apo jo? Njeriu që ti e merrje me helikopter dhe fluturoje Alpeve”.

Ilir Meta tenton ta ironizojë akuzën e Berishës, duke e paraqitur si një shaka. Përgjigja e Berishës është: “Nëse unë mezi po e prisja, je i pamend. Përndryshe, si mund ta denoncoja këtu në parlament! Që të mos ndodhte vr.asja, e de.noncova. Unë nuk kam mekanizëm tjetër: kam këtë sallë, këtë foltore. Jam i dënuar dhe i destinuar që të denoncoj çdo akt.

Akti i parë që bëri i akuzuari, i cili u akuzua direkt nga viktima që do të ishte, u akuzua nga dorasi, tha se këtë e ka Sali Berisha. Fajin e ka Saliu! Logjikë njerëzore mbi tokë si kjo e Ilir Metës! Këtë mund ta pranonte vetëm logjika e atij që do të kapet pas çdo fijeje bari. Për t’i rënë më shkurt, sepse mund të flasësh gjithë ditën për kr.imin dhe lidhjet tuaja me kr.imin, unë mendoj se në këtë moment kritik për vendin, duhet t’i japim shans hetimit. Unë mbetem njeri i vendosur te ligji. Është në interesin absolut të të gjitha forcave politike në vend, që t’i japin ligjit mundësinë që të zbatohet dhe të veprojë. Për ne, politikisht, sa më gjatë ta mbani, aq më shumë do të kundërmojë”.

Situata po bëhej serioze dhe Ilir Meta humbet qetësinë, duke hequr dorë nga e qeshura e tij e shtirur. I frikësuar se Berisha mund të rrëfente ndonjë kr.im të tmerrshëm të tij, Meta hidhet në sulm duke shantazhuar Berishën me një video-skandal për Shkëlzenin, si dhe nis e rrëfen se sa telashe i ka sjellë i biri Berishës. Meta gjithashtu e akuzon Berishën për vr.asjen. Meta shprehet se “Për shkak të Shkëlzenit, që ishte në videon e Dritan Priftit dhe më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!” E kam dhënë për Shkëlzenin, se ishte në videot e Priftit! E di shumë mirë këtë gjë!

Dërgoji në prokurori! Pse me fjalë do të merremi ne këtu? Të ka akuzuar gjysma e partisë që ke nxjerrë në pritë Azem Hajdarin dhe ne nuk ta kemi kujtuar ndonjëherë, apo jo?”.

Berisha thotë se dorëheqjen nuk e ka dhënë për Shkëlzenin, po për bllokun e pazareve të Monikës. “Zotëri, çfarë ke me Shkëlzenin, Dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës! Tani jep dorëheqjen e dytë! Shko, jep dorëheqjen, pastrohu përpara drejtësisë dhe ne nuk i diktojmë…”.

Ky është edhe momenti i parë që Sali Berisha shpreh pendesë pse e shpëtoi Metën nga bu.rgu në vitin 2011. Meta dhe Berisha e kuptuan shumë shpejt se kjo lu.ftë i rrezikonte që të dy si dhe favorizonte aktorë të tjerë politikë. Në këto rrethana, Meta dhe Berisha u bashkuan dy vjet më vonë./Pamfleti

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *