Bashkëpunimi Noizy-Mozzik u fshi prej Loredandës? Zbulohet si qëndron e vërteta

Noizy ka sqaruar se çfarë nuk ka shkuar ashtu siçduhet mes tij dhe Mozzik që bashkëpunimi mes tyre mbaroj.

Reperi ka hedhur poshtë zërat se arsyeja pse gjërat nuk kanë shkuar mir mes tij dhe Mozzik të jetë Loredana. Ai ka theksuar se e gjith kjo është bërë pasi Mozzik nuk ka qenë korrekt me kontratën.

I ftuar në emisionin “Ditë pas Dite” Noizy është shprehur se e gjith kjo nuk ka lidhje me marketing apo me Loredanën por me moskorrektësin nga ana e Mozzik.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar.

Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.” -tha Noizy.

Më tej reperi ka sqaruar se për çfarë nuk i ka qëndruar korrekt Mozzik kontratës mes tyre duke u shprehur se ai i ka dhën një këngë këngëtarit por pa dashur që ai të paguaj lek por që nderi t’ja kthej me një këngë tjetër dhe kjo gjë nuk ka ndodhur pasi Mozzik nuk është treguar korrekt me oraret duke çuar dhe në prishjen e raporteve mes tyre.

“Ka ndodhur një pakorrektësi nga pala tjetër për punë marrëveshjesh. Jep një këngë, merr një këngë. Në këtë rast më është kërkuar kënga, e kam dhënë dhe nuk më është kthyer. Unë jam nën menaxhimin e Universal dhe kur nuk je korrekt me menaxherin, nuk ka justifikime.

Ta dhashë diçka? Po. Ose do më paguash për bashkëpunimin, gjë që nuk ndodh se gëzojmë respekt, jemi shqiptarë nuk ka nevojë të paguajë ai, ose do më japësh një këngë mbrapsht.

Kjo nuk ndodhi për arsye që vetëm Zoti i di dhe ndodhi ajo që ndodhi.”- sqaroi më tej reperi.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *