Njoftimi ka dalë në facebook dhe origjilali është pikërisht kështu si e lexoni të shkruar: “prsh jam nje vajz e re 22 vjece e divorcuar me nje djal 4 vjec kerkoj nje lidhje serioze stop per tadhje Kush serjoz dhe me profil te vertet koment ose like.
E cilsoj…Jam serjoz dhe kerkoj njeri me kaluar jete. Te interesuarit sms ne Faqe”
Përpara marrëdhënieve që kërkohen virtualisht kishte agjenci martese, (në vendin tonë ndoshta jo shumë të përhapura), por dëshira për të gjetur një shpirt binjak ishte edhe para ardhjes së internetit dhe telefonave inteligjentë.
Por nuk është gjithçka e shtruar me lule, takimet në internet shpesh kanë pak të bëjnë me romancën. Flirtimi me emoji nuk ka të bëjë fare me puthjen, përqafimin, prekjen dhe përkëdheljen.
Dhe edhe nëse një nga avantazhet e dashurisë në internet është të jesh më i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, (jo gjithmonë) është gjithashtu e vërtetë që komponenti emocional ndonjëherë tenton të ulet.
Ndoshta takimet virtuale sigurisht nuk janë në gjendje të na bëjnë të ndjejmë ndjesitë që rrjedhin nga një takim ballë për ballë, por gjithsesi arrijnë të provokojnë emocione. Ose, të paktën, projeksione të bazuara në atë që secili prej nesh mund të ndjente nëse situata do të përjetohej në realitet.
Kështu, mesazh pas mesazhi, ndarja e thjeshtë e përvojave personale të bën të kuptosh shumë. Stimujt dhe kërkesat janë nga më të ndryshmet dhe mos harrojmë që kënaqësia e egos së dikujt jo gjithmonë është OK.