Loredana sot është një artiste shumë e suksesshme me një karrierë aktive kryesisht jashtë Shqipërisë, mirëpo para 5 vitesh ishte e panjohur për publikun.
Por jo aq sa të mos njihej nga Ylli Limani. Loredana dhe Ylli duket se kanë një miqësi prej kohësh, pasi së fundmi fansat symprehtë kanë zbuluar se reperja ka qenë pjesë e një klipi në këngën “Ke pi sonte shumë” nga Ylli Limani.
Siç mund ta shihni Loredana duket shumë më ndryshe duke nisur që nga pesha. Në klip ajo shfaqet e dobët dhe më pak e kujdesur për pamjen e jashtme.
Loredana sot është një ndër reperet shqiptare më të suksesshme të momentit në Shqipëri por jo vetëm. Ajo është shumë aktive me projekte muzikore, me të cilat ka shënuar shumë sukses.
Dhe nuk është aspak çudi që emri i saj të përmendet krah repereve më të njohura në botë. Së fundmi, reperja shqiptare ka postuar një fotografi në Instastory, ku shfaqen të renditura kanalet me të klikuara të repereve femra në YouTube.
Ylli shqiptar është renditur krahas Doja Cat, Cardi B, Iggy Azalea dhe shumë repereve të tjera me famë botërore. Super sukses ky per Loredanen.