Një ngjarje fat ale ka ndodhur në Itali, ku një vajzë shqiptare e akuzuar për vjedhje i ka dhënë fund jetës në bugun e Montorios.
Shqiptarja me emrin Donatella Hoda që ak uzohej për vje dh je kishte v arësi nga lëndët nar ko tike prej shumë kohësh, gjë që e çoi në fund të hidhur.
Babai i saj i t rishtuar pas ngjarjes ka thënë se e ka çuar në qendra të ndryshme të specializuara, madje edhe jashtë Italisë, dy herë në Spanjë, më pas në Kroaci dhe në Belgjikë për ta shëruar, por që s’ja ka arritur.
“Të shpëtoja atë ishte bërë arsyeja ime për të jetuar”, tha ai për median italiane, Corriere della Sera.
I prekur nga kjo ngjarje është edhe gjykatësi që ndoqi rastin e 27-vjeçares.
“Unë po dridhesha, të dy u ndjemë të mundur. Gjyqtari dhe unë ishim të dy duke qarë.
Ndihemi të mundur dhe të humbur, kërkuam falje. Unë po dridhesha, Donatella ime gjithmonë më më fliste për këtë magjistrat si të ishte baba i dytë për të.
Ajo tha se ishte i vetmi që kishte përzemër. Në fillim askush nuk gjeti forcë të fliste, kishte vetëm lot.
Ndjej se jeta ime pa Donën nuk vlen më asgjë, jam unë që dështova dhe jo gjyqtari”, tha babai i Donatella Hodos.