Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Zhd ukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.
Në portalin botëror për fëmijët e zhd ukur, Global Missing Children’s, mes rasteve të shumta të fëmijëve, që ende rezultojnë të zhd ukur, janë edhe tre shqiptarë.
Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhd uk në vitin 2010. Rasti bëri bujë në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.
“Bleona është zhd ukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathtë të mjekrës ka një shenjë dj egie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botëror për Bleonën.
Po ashtu i zhd ukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhd ukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.
Matteo Bejaj është zhd ukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.