Të gjithë e kërkojnë me ngulm, ja qyteti shqiptar ku fshihet thesari i rrallë enigmatik (VIDEO)

Gazetari Marin Mema: “Cili është thesari që kërkohet me ngulm nga shtetarët shqiptar? Si u kryhen punimet duke k ërc ënuar banorët e një fshati? Çfarë qëndron pas?

Shikoni këto gropa gjigande me të cilat është mbushur e gjithë kjo zonë e shqipërisë. Ato nuk janë hapur për të marrë gurp apo diçka tjetër, por për të kërkuar një thesar të fshehur.

Janë punime që janë shtrirë kudo, e që vazhdojnë të sjellin këtu në këtë vend, në zonën e Librazhdit, kërkues illegal me apo pa harta enigmatike, të cilët shpesh herë kanë patur mbështetjen e politikës.

Gjithçka lidhet me legjendat e këtushme, të cilat rrethojnë një shkëmb imponues që sipas banorëve shërbente dikur si vend për strehimin e thesareve të vjetër.

Pikërisht për këtë disa vite më parë, këtu u derdhën edhe njerëz të armatosur të mbështetur nga politika, e që gërmuan për javë e javë të tëra.

Përse këtu kanë ardhur edhe kërkues nga vende të tjera ?

Guri i Bletës është një enigëm e madhe, që ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *