Çfarë ka ndodhur? Fifi vjen me një kërkesë publike për Edi Ramën

Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi ka bërë një kërkesë publike për disa nga krerët e institucioneve shtetërore më të rëndësishme në vend.

Me anë të një postimi në Instastory, Fiki i ka bërë një kërkesë publike presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministres së Kulturës Elva Margaritit. Në kërkesë Fifi thotë se dëshiron të marr një pasaportë shqiptare duke theksuar se ka 7 vite që jeton dhe po zhvillon karrierën në Shqipëri.

“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj dhe jetoj tash e 7 vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisem me pasaportën shqiptare me shqiponjë…

A mund të ndodhi që të bëhem shqiptare ndonjëherë?”, ka shkruar Fifi.

Kujtojmë se Fifi ishte e ftuar në emisionin “Prive Reality”, ku pjesa më e madhe e pyetjeve u drejtuan te lidhja e saj me Adisin.

Roza Lati, po ashtu e ftuar pyeti në lidhje me planet për fëmijë, por Fifi e ka shmangur përgjigjen. Ajo tregoi se “po pret” si fillim një propozim nga Adisi duke shtuar se nuk do donte kurrë të merrte hapin e parë në këtë drejtim.

“Është një problem unë s’i propozoj atij, rasti i vetëm ku unë jam një femër. Se gjithnjë kam qenë burri,”- u shpreh Fifi.

“Kam menduar por tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. E kam për herë të parë. Adisi më ka bërë të vlereësoj veten, më ka bërë të kuptoj vlerën time si njeri dhe si femër. Në ditën e parë që e kam takuar kam thënë që “ai është i duhuri.”- u shpreh Fifi duke mos e fshehur aspak dashurinë për Adisin.

Fifi dha një këshillë të fundit duke shprehur se zhgënjimet nuk janë asgjë tjetër veçse një mësim.

“Jam falenderuese për zhgënjimet dhe gabimet në jetë. Ato të bëjnë më të fortë, ose të shtojnë nivelin e njerzillëkut. Mua më kanë bërë të piqem shumë dhe të kuptoj shumë gjëra ndryshe dhe të reflektoj në shumë situata. Unë ndonjëherë vuaj shumë dhe them pse nuk jam njeri normal, të punoj një punë normale, ndalem dhe mendoj “pse”. Pastaj thua më mirë kështu,”-përfundoi Fifi.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *