Policia e Shtetit ndodhet para një situate të komplikuar dhe të vështirë pas de nonc imit të të afërmve të Ervis Martinaj, një i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Ndaj nuk dihet ende se si do të veprohet me referimin e rastit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se de nonc imi i xhaxhait të tij është një ngjarje e rrallë në llojin e saj sepse nuk bëhet fjalë për një largim nga banesa, as nuk kanë dyshime apo të dhëna për një rrëmbim mundshëm, por kanë vetëm dyshimet e humbjes së kontakteve me të.
“Sigurisht që Policia e Shtetit është e dyzuar për mënyrën se si do ta referojë këtë ngjarje në prokurorinë e Kurbinit.
Statusi i Ervin Martinajt është ai i një personi në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka një urdhër-arr esti nga SPAK.
Të gjitha operacionet për kapjen e tij kanë dështuar, sigurisht që ka praktika të ndryshme kur persona që janë në konf li kt me ligjin apo kanë konf li kte të mundshme mund të inskenojnë ngjarje të tilla, por nga ana tjetër mund të ekzistojë rre ziku që personi në fjalë të jetë gjetur nga kundërshtarët e tij dhe të jetë ekz eku tuar.
Pra, janë të gjitha të hapura këto histori”, raportoi Lala.