Familja e Ervis Martinaj ka llëzon në polici humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin e policisë. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit.
Gazetarja Klodiana Lala shprehet se xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.
Xhaxhai i tij Faik Martinaj ka de noncuar se ka humbur kontaktet me të birin. Ai ka thënë se prej tre ditësh nuk ka kontakte me Ervis Martinajn.
Sipas gazetares, familjarët e Martinajt pretendojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe se ka kundërshtarë të shumtë.
Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vr a sjen e Endrit Dokles, ate ntat që nuk u realizua.
Kallëzimi vjen pak kohë pas ma sak rës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës ku u ek zeku tua kushëriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.
Policia ka dështuar në disa aksione për arrestimin e Ervis Martinaj. Ndërkohë që në lidhje me pretendimin e familjes nuk dihet nëse është një inskenim nga ana e të shumëkërkuarit apo mund të jetë përpara një tjetër ngjarje të rëndë kr imi nale.