Polumbarët gjejnë trupin e pajetë të 14-vjeçarit E.Saka në lumin Seman. I mi turi ishte zhd ukur prej paradites së djeshëm.
Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.
Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.
Një tjetër djalë i familjes Saka është mb ytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.
Vëllai i 14-vjeçarit thotë se ditën e djeshme e ka lënë në shtëpi vëllain, por pasdite ka gjetur rrobat e tij në bregun e lumit Seman.
“Dilnim bashkë për të peshkuar, dje e lashë në gjumë dhe vetë dola. Pasdite gjeta rrobat e tij në breg të lumit. Këtu vinim bashkë për peshk dhe në një vend tjetër”, tha i vëllai.