Në darkë i mbani sytë nga qielli, shumë e rrallë ajo që do ndodhë me hënën sonte

Nuk do të jetë asnjëherë më afër me tokën sesa mbrëmjen e sotme. Toka dhe hëna do të kenë sot distancën më të shkurtër mes tyre, dhe lajmi po bën xhiron e mediave në botë. Është SUPERHENA, e plotë, më e madhe dhe më e ndriçuar sesa zakonisht.

Kjo do të jetë superhëna e katërt dhe e fundit për vitin 2022. Ndërsa dalëngadalë po shkojmë drejt vjeshtës dhe netët fillojnë e bëhen më të gjata, superhëna e fundit e vitit do të krijojë një spektakël natën e sotme.

E njohur si ‘Sturgeon Moon’, Hëna e Plotë e gushtit arrin kulmin rreth orës 21:36 (EDT) të enjten (0136:00 GMT të premten), megjithëse Hëna do të duket e ndritshme dhe e plotë deri të premten në mbrëmje (10 dhe 12 gusht).

Nga përkufizimet shkencore konsiderohet si superhënë, sepse Hëna e Plotë ndodh ndërsa Hëna është në pikën e saj më të afërt me Tokën, (e njohur si perigee) gjatë orbitës aktuale.

Hëna ‘Sturgeon’ do të shfaqet brenda 90% të kësaj orbite, duke bërë të mundur një superhënë. Karakteristikë e superhënave është fakti që ato mund të duken më të mëdha dhe deri në 16% më të ndritshme në qiell se Hëna mesatare e Plotë.

Superhëna e parë e vitit 2022 arriti të shihej më 14 Qershor. Hëna e plotë e luleshtrydhes, mahniti të gjithë ata që shijuan pamjen mbresëlënëse të saj.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *