WOW! Shtangen pushuesit, krijesa e rrallë shfaqet në Durrës (FOTO+VIDEO)

Një breshkë detare ka dalë në breg duke ngac muar kureshtjen e të gjithë pushuesve.

Breshka u shfaq në plazhin e sektorit ”Rinia” në Durrës. Ajo u konstatua nga policia kufitare e Durrësit që njoftoi më pas autoritetet e mjedisit për të kryer veprimet e përcaktuara në protokoll për mbrojtjen e specieve detare.

Këto breshka detare të tipit caretta caretta janë tipike për ujërat subtropikale, por ndryshimi i kushteve klimaterike për shkak të ngrohjes globale i ka bërë ato gjithnjë e më të shpeshta dhe në ujërat tona.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *