Ngjarje e rëndë, 29-vjeçaren në Durrës e zë korenti dhe humb jetën

Mëngjesin e sotëm është regjistruar një ngjarje trag jike në Durrës.

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë rreth orës 07:30.

E ndjera është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Dyshohet se vajza ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *