Propaganda është një taktikë politike e dy qeverive, Shqipëri dhe Kosovë dhe më së shumti në këtë fushë përdorin patriotizmin.
Pak kohë më parë dy krerët e qeverisë në Shqipëri dhe Kosovë, Edi Rama dhe Albin Kurti, njoftuan se do të hiqet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës në sezonin turistik, për të shmangur trafikun dhe fluksin e madh që krijohet në dogana.
Mirëpo, kjo propagandë zgjati fare pak, pothuajse vetëm ditët e para, kur e gjithë vëmendja ishte aty, ndërsa ditët e tjera, makinat e qytetarëve kontrolloheshin në kufi.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot. Në kufirin Shqipëri-Kosovë, në Qafë-Morinë shihet një fluks i madh automjetesh, të cilat presin në radhë për të kaluar kufirin.
Një qytetar shkruan:
Prsh JOQ! Sikur e kishim marrveshje qe te mos jet trafik. Ky eshte trafiku ne doganen e tropoj morine, skandal. Flm