Përsëritet trag jedia me fëmijë që humbin jetën nga nxehtësia në makinë në Greqi.
Këtë radhë ka qenë një vajzë 8-vjeçare që ka ndërruar jetë brenda makinës së parkuar në diell.
Mediat helene shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Chalandri, ndërsa vogëlushja u gjet pa ndjenja nga një person i komunitetit rom.
Më pas ajo u transferua në spitalin Gennimatas, ku u konstatua e pajetë. Spitali kreu të gjitha procedurat e nevokshme për këtë rast.
Punonjësit e Policisë së Sigurisë Chalandrio, të cilët po hetojnë rastin, ndaluan babanë dhe nënën e vajzës, 29 dhe 27 vjeç, nën ak uzën e “pakujdesisë” ndaj të miturës.
Kjo ngjarje ka revoltuar keq opinionin publik, ku sipas tyre vetëm prindër nuk mund të quhen këta dy, reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur pak muaj më parë në SHBA, ku nëna harroi të birin e mitur brenda në makinë, por për fat të mirë nuk pati gjë serioze për jetën.