Britania e Madhe duket e vendosur për të goditur të ko rru ptuarit dhe ink rim inuarit, ndërsa ka paralajmëruar do të sjellë një valë të dytë shpalljesh “non grata”, ku subjekt pritet të jenë politikanë, biznesmenë dhe të gjithë ata që sipas Londrës, minojnë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe jovetëm.
Ditët e fundit britanikët janë treguar shumë radikalë, ndërsa kanë futur në darët e ligjit shumë politikanë dhe zyrtarë të kor ruptuar, madje edhe oligarkët, shqiptarë dhe të huaj, të cilët i kanë shpallur “non grata”. Një prej tyre është ish-kryeministri Sali Berisha, ndërkohë që gazeta “Sot” ka mësuar nga burime konfidenciale se disa biznesmenë, pronarë mediash, deputetë, ish-presidentë, ministra dhe ish-ministra në Shqipëri janë pjesë e “listës së zezë” së Anglisë. Madje mësohet se disa ish-ministra të qeverisë “Rama” dhe të Partisë Demokratike, tashmë e kanë marrë njoftimin nga Londra se janë shpallur “non grata”.
Ata akuzohen për korrupsion, për pastrim parash, përfshirja në afera dhe blerje votash. Kështu që të ndodhur pas kësaj situate të paprecedent, kushdo tashmë pyet me të drejtë nëse në “listën e zezë” të Britanisë së Madhe, pas ish-kryeministrit Sali Berisha, janë edhe Ilir Meta, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe oligarkë të lidhur me politikën? Kujtojmë se ndër vite në adresë të ish-presidenti Ilir Meta, janë hedhur akuza se ai është përfshirë në korrupsion. Ndërsa ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, akuzohet se është përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe ish-ministri Damian Gjiknuri, akuzohet se është përfshirë në blerje votash.
Britania paralajmëron të tjera “non grata”
Por nuk ndalet me kaq, pasi ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, ka paralajmëruar dje gjatë një interviste për mediat se deri në fund të këtij viti do të shpallë “non grata” të tjerë politikanë dhe biznesmenë shqiptarë. “Ju e keni parë artikullin e Sir Stuart Peache të dërguarit special të kryeministrit për Ballkanin Perëndimor disa javë më parë ku u njoftua vala e parë e personave që u ndalohet hyrja nga Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria.
Vala e parë përfshinte disa persona të një profili të lartë nga Shqipëria me lidhje korruptive dhe në kriminalitet të cilët nuk janë të mirëseardhur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ne do të vijojmë të ndërmarrim veprime të ngjashme në lidhje me këtë.Ne nuk i publikojmë emrat për disa arsye ligjore. Ndjesë që nuk mundem të flas për numrin e tyre apo emrat e këtyre individëve.
Është në dorë të individëve të vetë-deklarohen. Kjo nuk është për një individ. Kjo është për ti dhënë fund pa-ndëshkueshmërisë, vendosjen përpara përgjegjësisë dhe ndaluar ata me lidhje kriminale përfshi korruptive të cilët ndjehen se nuk i gjen asnjë pasojë”, deklaroi ai. Kjo do të thotë se tërrezikuar janë shumë zyrtarë, ish-zyrtarëtë lartë dhe politikanë, tëpërfshirë nëafera korruptive dhe kriminale.
Britania hetime të forta për “non gratat”
Më tej gjatë prononcimit të tij ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith zbuloi se Londra dhe institucionet ligjzbatuese angleze kryejnë një gamë të gjerë hetimesh, përpara se të shpallin dikë “non grata”. Kërkohet kohë për të arritur disa standarde e më pas mbërritur në vendimmarrje.
Këto lloj ndalesash ndërmerren nga Sekretarja e Punëve të Brendshme ndërsa sanksionet anti-korrupsion nga Sekretari punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur. Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pa-ndëshkueshmërisë”, u shpreh ai.
Bashkëpunimi Britani e Madhe-Shqipëri
Po ashtu, ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith foli edhe për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. “Ne e njohim rëndësinë e Shqipërisë në shumë mënyra. Ne e admirojmë pasi Shqipëria është një ndër partnerët tanë më të mirë në çështjen që ka të bëjë me pushtimin rus të Ukrainës.
Ajo që po bën Shqipëria në Këshill të Sigurimit është kampione në kërkimin e llogaridhënies dhe një partnere e rëndësishme në NATO. Ne do të vijojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht. Por si miq të fortë e aleatë ne duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin ekonomikisht siç edhe e thatë. Ne kemi mundësuar vendosjen e dy miliard stërlinave për të ndihmuar uljen e kostove dhe përmirësuar përfshirjen britanike të bizneseve dhe në infrastrukturë përfshi shërbime dhe fusha të tjera.
Kjo do të thotë se do të shikoni më shumë investime britanike këtu. Ne kemi hapur mundësinë për asistencë zhvillimi do të marrë kohë për të parë impaktin por kjo do të ndihmojë në sjelljen e 100 milionë dollarëve investime në ndihmë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ne do të na shikoni tani në të qenurit një partner i fortë në zhvillimin e Shqipërisë”, nënvizoi ambasadori
Reagimi i Britanisë për listën me 27 emra “non grata”
Londra nuk e mohoi, por as nuk e pranoi se në listën e zezë të qeverisë britanike ka emra nga mazhoranca. Ambasada theksoi pak ditë më parë se, Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin, por nuk zbuloi emra.
“Nuk mund të zbulojmë emrat ose numrin e personave për veprimet që lidhen me emigracionin. Është një politikë e kahershme e Ministrisë së Brendshme britanike që të mos komentojë mbi statusin e imigracionit të individëve”, u shpreh ambasada britanike. Gjithashtu, i dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, tha se kjo është vala e parë e një sërë veprimesh që synojnë të inkurajojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund mosndëshkimit”.
Lista “e zezë” me 27 persona
Britania e Madhe mbështetur mbi Regjimin e saj të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion ka listuar si “Non Grata” 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën, ndër ta edhe shqiptarë. I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach ka deklaruar se pak ditë më parë se këta shqiptarë janë përballur me këtë vendim që nuk iu lejon hyrjen në këtë ishull mbretëror.
“Mbështetur mbi Regjimin tonë të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i Subjekteve Jashtë Vendit do të krijohet mbi Aktin e Krimit Ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik identitetin e tyre. Individët që dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre do të kenë pasoja dhe nuk do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”.
I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se pavarësisht arrestimeve të disa zyrtarëve nga SPAK dhe BKH, ka të tjerë që vijojnë të veprojnë sikur të ishin të pa ndëshkueshëm për shkeljet e tyre dhe ndihen sikur ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për këdo.