Gjatë stinës së verës, pothuajse çdo ditë qarkullojnë në rrjet fatura të ndryshme ku denoncojnë çmimet e larta në restorantet dhe hotelet e plazheve të jugut.
Gjithsesi, nuk ka reagim, çmimet vazhdojnë po të njëjta, madje edhe më larta. Së fundmi, në rrjet po qarkullon një faturë e një restoranti në Dhërmi me çmime marramendëse.
Një shishe birre është 32 mijë lekë të vjetra dhe një shishe uji e vogël është 5 mijë lekë të vjetra. Edhe pse klienti ka marrë një nga birrat më të mira, sërish çmimi i saj në restorantin e Dhërmiut është “stratosferik”.
Mesa duket nuk ka gjë që i bind pronarët e jugut që të ndryshojnë këtë strategji dhe vazhdojnë me të tyren, edhe pse numri i pushuesëve sa vjen e ulet nga viti në vit.
Fqinjët tanë po vënë rekorde këtë verë me numrin e madh të turistëve si Greqia, që po kap shifrat e vitit 2019, madje dhe më mirë, ashtu edhe Mali i Zi.
Gjithsesi është edhe faji i njerëzve që edhe e dinë që shumë hotele-restorante abuzojnë me cmimet, edhe sërish shkojnë aty.