Një aks id ent automobilistik është regjistruar këtë të shtunë në Tiranë.
Policia njofton se një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit. Pas ak siden tit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia. Kujtojmë se pak kohë më parë përfundoi dhe një autobuz i unazës në Lanë.
Sa herë që bie shi dhe është terren i rrëshqitshëm, shto këtu mungesën e vëmendjes së shoferëve, po ndodhin shpesh inc idente të tilla, për fat të mirë pa dë me në njerëz.
Ngjarje të tilla janë bërë të shumta vitin e fundit në Tiranë, por ajo që e bën më të pazakontë këtë histri është “zhdukja” e shoferit nga vendi i ngjarjes.
Gjithsesi punë rësh do jetë identifikimi i tij nga ana e policisë, që më pas do t’i nënshtrohet procedurave sipas ligjit për ngjarje të tilla.