Nuk pyesin më për rregulla! Ndodh “puthja” e parë në Kepin e Tundimeve në TCH

Prej disa javësh ka artuar në ekranin e TCH program “Kepi i Tundimeve”, ku 10 të rinj sfidojnë tundimet që të mos puthen, flenë bashkë apo të mos kryejnë mar rë dhënie in t ime me qëllim fitimin e çmimit të madh 20.000 euro.

Deri më tani janë transmetuar vetëm 4 episode, por kaq ka mjaftuar që shikuesit të mbërthehen pas ekranit.

Por a do thyhen rregullat?! Autorja e programit, Olsa Muhameti ka zbuluar disa surpriza dhe të papritura rreth “Kepit të Tundimeve”.

Ndodhi te ‘Kepi i Tundimeve’. Fansat ishin në ankth se kur do vinte puthja e parë.

Por gjithçka e ka një fund. Ishte Anxhela ajo që ‘rrëmbeu’ Kleidin në një takim më vete dhe arriti që ta bënte këtë të fundit ta puthte.

“Meqenëse këtu u bëmë si shumë njerëz, e mora Kleidin dhe u largova te ai plazhi”, tha Anxhela.

“Anxhela shumë mirë që u afrua, por erdhi te goja ujkut”, tha Kleidi më pas.

Teksa ai i kërkoi një qershi, ajo e mori dhe e vendosi te buzët e saj. Në ato momente Kleidi nuk ngurroi që ta puthte.

“Unë qershi i kërkova dhe e mora aty ku ajo ma dha”, komentoi ai puthjen. Ndërsa Anxhela u shpreh: “Dy herë”, duke qenë se ai i rrëmbeu edhe një tjetër puthje.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *