Katër të rinj nga mosha 18 deri në 19 vjeç humbën jetën mbrëmë në Godega Sant’Urbano (Treviso) pasi makina me të cilën po udhëtonin ka rrëshqitur duke dalë nga rruga.
Pas rrëshqitjes, makina ka përfunduar e përmb ysur mbi një pemë të madhe, brenda një kanali. Katër djemtë raportohet se kanë gjetur vd ek jen e menjëhershme.
Të rinjtë kanë qenë të gjitha në moshë të re dhe banues në rajonet e Treviso dhe Friuli. Njëri prej tyre, 18 vjeçar është identifikuar si Xhuliano Këllici me origjinë shqiptare dhe banues në Cordignano.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:10 të mbrëmjes së djeshme. Mediat italiane raportojnë se katër të rinjtë, me një Volkswagen ‘Polo’ po ktheheshin në shtëpi pas një mbrëmjeje me miqtë.
Makina dyshohet se rrëshqiti gjatë marrjes së një kthese në të majtë, më pas u përp las me një rrap dhe është përmb ys në një kanal.
Njoftimin e parë për policinë e kanë dhënë banorët e zonës, të cilët janë trembur nga zhurma e fortë e përplasjes. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zj arrfikësit, komisariati dhe mjekët e Suemit, të cilët kanë mundur të konstatojnë vetëm vdekjen e katër të rinjve. Tre prej tyre ishin 18, i katërti 19.
Rruga e aks iden tit sipas medias Il Gazzetino është një rrugë rurale dhe një vendburim ak siden tesh pasi në të ka precedentë të mëparshëm të përplasjeve me humbje jete.
Top Channel